Kastrioti ka bërë një befasi të papritur ditën e sotme, duke mposhtur Tiranën kryesuese me rezultatin 2-1. Bardheblutë shënuan në minutën e 87 me anë të Nikqit, por ma mundur të ndryshojnë fatin e takimit, madje thjesht zgjuan nervat e tifozëve vendas.
Në minutën e parë shtesë Gjumsi është goditur me gur dhe ka rënë përtokë duke kërkuar ndihmën e mjekëve. Por si për të mos mjaftuar me kaq tensioni kalon në tribunën kundërshtare, atje ku ndodhen tifozët e Tiranës. Kur kronometri shënonte minutën e 95 Neziri pëson të njëjtin fat si Gjumsi, duke u goditur me objekte që fluturuan në drejtim të tij./Sport Ekspres/