Atletiko e Madridit ka mposhtur Osasunan me rezultatin 0-3 në javën e 25 të kampionatit spanjoll. Luis Suarez ishte autori i golit të dytë të takimit, duke realizuar një mrekulli nga distanca. Sulmuesi uruguajan ka shfrytëzuar një top të Felix-t dhe nga afërsisht 40 metra larg portës arrin të shënojë një supergol.
Madje, sipas “Bein Sports”, një gol i tillë nga saktësisht 38.5 metra kishte vetëm 4% mundësi të shënohej. Perla e Luis Suarezit ka bërë Diego Simeonen të vërë duart në kokë, duke mos u besuar syve për atë që pa në fushën e lojës. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/
FUCK OFF Suarez man..
What a GOAL!!!
That Diego Simeone Gesture/Reaction ?????? pic.twitter.com/xTk5YsI7Hj— wandera_herbert254 (@Kibabiifinest) February 19, 2022