Keidi Bare ka fituar zemrat e tifozëve të Espanjolit me mënyrën e tij të lojës. Grintë, agresivitet dhe një luftëtar që tregon kurajon e tij të madhe duke u përballur ndaj kujtdo. Në ndeshjen e fundit të derbit ndaj Barcelonës, Bare fitoi të gjitha duartrokitjet e tifozëve që u ngritën në këmbë teksa po zëvendësohej.
“M’u ngritën flokët lartë, do ta kujtoj gjithë jetën atë moment. Më kanë dhënë shumë dashuri tifozët. Familja ime nuk po e besonte dot, nuk nxorën as telefonin për ta rregjistruar momentin”, tha Bare për “AS”. /Sport Ekspres/