“E dëmtuan keq, hyra në fushë bashkë me mjekët e tmerruar”! Flet nëna e lojtarit më të mirë të Shqipërisë: Na bëhet zemra mal, shqiptarët po e ndjekin kudo…

Armando Broja është lojtari më i mirë aktualisht i Shqipërisë dhe ylli i Kombëtares tonë. Futbollisti po arrin që të shkëlqejë te Southampton duke tërhequr vëmendjen e skuadrave më të mira në Europë. Ndërkohë në një intervistë për “Gazeta Tema” me Manjola Arizaj ishte pikërisht nëna e Armando Brojës, Blerina Broja. Dashuria e madhe karshi të birit bëri që të futej edhe në një ndeshje së bashku me mjekët e skuadrës për të parë gjendjen e sulmuesit pas një dëmtimi.

“Armando është një djalë i mrekullueshëm. Nëse pyet këdo që e njeh që të vogël, ka mbetur po prapë i njëjti njeri. Është djali që çdo prind do të dëshironte që ta kishte. Për shkakun e detyrës së tij si sulmues ka gjithmonë ndërhyrje të këqija që i vijnë nga mbrojtësit. Momenti më i vështirë për ne ka qenë një ndeshje me U-13 e Chelsea-t. I kanë bërë një ndërhyrje aq të tmerrshme, akoma po më dridhet trupi, sa menduam më të keqen.

Rregullat e futbollit e thonë qartë se askush nuk duhet të hyjë në fushë pa miratimin e arbitrit, por unë kam hyrë në fushë së bashku me mjekët, ishte ndjesia e nënës që më drejtoi. Në cdo ndeshje që shkojmë tani, nuk ka rëndësi brenda apo jashtë, shohim tifozë me flamur shqiptar që po ndjekin Armandon nga pas dhe na bëhet zemra mal”, tha Blerina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *