Statistikat e Superiores / Ja ekipet që godasin më shumë portën në shtëpi & transfertë

Fusha e cila rezulton më e vështirë nga skuadrat mike për të luajtur është ajo e Shkodrës. Sipas analizës së bërë nga Departamenti i Analizës dhe Inovacionit në FSHF duke parë statistikat e goditjeve të bëra dhe të pësuara nga skuadrat shkodrane dhe skuadrat mike, del qartë se kundërshtarët kanë vështirësi për të goditur portën ndaj Vllaznisë kur luhet në “Loro Boriçi”.

Cilësia e lojtarëve dhe episodet që ndihmojnë për të përcaktuar rezultatin e ndeshjes, por mesataret e goditjeve të bëra dhe të pësuara për ndeshje tregojnë cilësinë e paraqitjeve të skuadrave. Dhe në këtë tabelë mund të shihen aspekte të tjera interesante. Si për shembull fakti që Kukësi ka një diferencë negative mes goditjeve të bëra dhe të pësuara jashtë shtëpisë, por ka diferencë pozitive në shtëpi.

Apo stabiliteti i Tiranës dhe Laçit që gjuan më shumë herë kur luan në shtëpi sesa kur luan jashtë, por e mbajnë të pandryshuar diferencën në varësi të asaj nëse luan në shtëpi apo në transfertë. I njëjti koncept vlen edhe për Kastriotin, i cili megjithatë godet portën gjithnjë e më pak nga sa pëson.

Skuadra që nuk bën dallim ndërmjet shtëpisë dhe transfertës është Partizani: duke parë statistikat e performancës së këtij sezoni, skuadra e të kuqve kryeqytetas ishte ajo që për goditjet e bëra dhe të pësuara ka dominuar gjithmonë si në shtëpi ashtu edhe jashtë saj. Egnatia në përgjithësi është skuadra që pëson më shumë goditje në portë dhe që ka më shumë vështirësi jashtë shtëpisë, ndërsa Skënderbeu është skuadra që në transferta godet më pak drejt portës kundërshtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *