Një ndeshje e veçantë ishte kjo e sotmja në Turqi mes Instabulspor dhe Boluspor, e cila u mbyll me shifrat 1-2. Nga njëra anë te Boluspori gjenden Rroca, Ethemi dhe Topalli, ndërsa në tjetrën vijon “ushtria” e shqiptarëve.
Nga minuta e parë te Boluspori gjendeshin portieri Selmani dhe dy sulmuesit e Kombëtares, Balaj dhe Roshi. Ndërkohë Bregu u aktivizua në minutën e 80 të takimit. Të dy golat te Boluspori i shënoi Kasongo që hyri nga stoli në vendin e Balajt.
Sa i përket Instabulsporit, vetëm Et’hemi luajti nga minuta e parë, ndërsa Topalli do të hynte nga stoli. Asnjë minutë nuk kishte për Eduart Rrocën dhe Kristal Abazaj vazhdon që të jetë i dëmtuar. /Sport Ekspres/