Një tjetër talent po i rritet Shqipërisë në Serinë A. Këtë herë flitet për 19-vjeçarin Kristjan Asllani, produkt i të rinjëve të Empolit. Trajneri Andreazoli po i jep gjithmonë e më tepër besim në këto ndeshje të fundit, ndërsa Asllani po ia shpërblen. Në ndeshjen e fundit kundër Bolonjës, mesfushori e nisi nga minuta e parë.
I pyetur në përfundimin e takimit, trajneri Andreazoli ka thënë: “Nuk kam dyshime, Asllani ka të thënat e një lojtari që do të bëhet i rëndësishëm. Gjithçka do të konfirmohet me kohën, por nuk mund të jetë rastësi që sa herë e ka shansin, nuk humbet asgjë. Është djalë interesant me kualitet dhe vizion loje”, tha Andreazoli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/