VIDEO/ Giroud përmbys Interin dhe vesh Milanon kuqezi, derbi rihap përsëri llogaritë e titullit kampion

Milano vishet kuqezi. Fusha ka thënë fjalën e saj dhe në fund është Milani ai që del me 3 pikët nga “San Siro”. Interi gjen i pari golin e avantazhit duke përshëndetur rrjetën në minutën e 38 me anë të Ivan Perisic-it. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin e tillë, ndërsa në të dytën ishte Oliver Giroud ai që mori fatin e derbit në duart e tij.

Fillmisht në minutën e 75 dhe më pas në të 78, sulmuesit francez i mjaftojnë 180 sekonda për të përmbysur Interin. Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për “djajtë”, që vjen në një sfidë mjaft delikate sa i përket ecurisë së kampionatit. Me triumfin e sotëm Milani shkon vetëm një pikë larg Interit kryesues, duke rihapur llogaritë e titullit kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *