Situata te Lacio nuk ka qenë aspak e qetë ditët e fundit. Një grup tifozësh kanë protestuar pranë klubit dhe kanë bërë përgjegjës Igli Taren dhe Lotiton për merakton e dobët të bardhekaltërve. Nga ana tjetër në media është raportuar se trajneri i Lacios ka vendosur veton te Lotito, duke i kërkuar këtij të fundit të zgjedhë mes tij dhe Tares.
Por këto fjalë janë hedhur poshtë nga vetë Mauricio Sarri. Në konferencën për shtyp në prag të sfidës kundër Fiorentinës, trajneri italian ka shpjeguar se ka një marrëdhënie të drejtëpërdrejtë me presidentin e klubit dhe nuk bie në kurthet e mediave.
“Fola me të dy apo tre ditë më parë. Është një marrëdhënie shumë e drejtpërdrejtë. Unë i them ç farë mendoj dhe ai bën të njëjtën gjë. Nuk ka probleme. A jam jo i kënaqur? Nuk bie në kurthe, jam 63 vjeç“, ka deklaruar Mauricio Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/