Rasti i çuditshëm me lojtarin e Barcelonës, nuk e kupton as vetë presidenti i katalanasve: Mendojmë se Dembele ka dakortësuar me një ekip tjetër

Osmane Dembele shokoi drejtuesit e skuadrës së Barcelonës, kur për disa ditë francezi refuzoi të shkonte në stërvitje. Mediat spanjolle deklaruan se kjo ishte një strategji e sulmuesit të Barcelonës, për të ndërruar skuadër. Këtë lajm e ka konfirmuar presidenti i katalanasve, i cili u shpreh se Dembele ka lidhur marrëveshje me një klub tjetër.

“Ne i bëmë atij një ofertë rinovimi shumë të mirë. Ai tha jo, duke thënë fillimisht se nuk ishte çështja te paraja, por më pas u fokusua në aspektin ekonomik. Çështja e Dembeles është e vështirë për ta kuptuar. Ne mendojmë se Dembele ka marrëveshje me një klub tjetër”, përfundoi presidenti katalonas. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *