Te Lacio nuk ka një situatë të mirë. Në ditën e djeshme do të publikohej lajmi se trajneri Sarri ka përplasje me Igli Taren për shkakun e merkatos dhe ka vendosur ultimatumin, se në fundin e sezonit vetëm njëri prej tyre duhet që të qëndrojë.
Ndërkohë në ditën e sotme është krijuar edhe një protestë nga tifozët e Lacios përpara stërvitjes së skuadrës. Objektivi ka qenë kryesisht Igli Tare për shkakun e merkatos së bërë ku nuk kanë munguar koret fyese ndaj tij, por edhe presidenti Lotito. Të vetmit që ishin të paprekur në këtë rast janë lojtarët dhe trajneri Sarri. /Sport Ekspres/
Contestazione a Formello.
Cori contro #Tare pic.twitter.com/EmqIMyiH98
— Andrea Iustulin (@iuiu87) February 3, 2022