“Zgjidh mes meje dhe Igli Tares”! Trajneri i Lacios rrezikon shumë me bastin te presidenti Lotito, kërkon largimin e drejtuesit shqiptar

“Zgjidh mes meje dhe Igli Tares”! Ky është ultimatumi i dhënë nga ana e Sarrit për presidentin Lotito. Trajneri i lacialëve nuk është aspak i kënaqur me punën që ka bërë drejtuesi shqiptar në këtë merkato të janarit. Për këtë arsye, Sarri nuk kërkon më që të vazhdojë bashkëpunimin.

Sipas raportimeve të mediave italiane, trajneri i ka thënë hapur presidentit Lotito se në fundin e këtij sezoni vetëm njëri mes tij dhe Tares do të vazhdojë në kryeqytetin italian. Por kush do të mbijetojë? Basti është i rrezikshëm pasi Igli ka qenë krahu i djathtë i Lotitos prej vitesh, megjithëse nuk përjashtohet edhe qetësimi i gjakrave me kalimin e kohës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *