“Pirati” është në tokën që nuk e njohin, Spanja nuk e prezanton si lojtarin e Kosovës

Spanja vazhdon me mohimin e simboleve të Kosovës, pavarësisht kritikave shumë të mëdha të marra nga tifozët shqiptarë. Në prezantimin e Vedat Muriqit tek Mallorca, La Liga ka vendosur ta prezantojë lojtarin me flamurin shqiptar.

Problemi nuk qëndron në faktin që Muriqi është prezantuar me flamurin shqiptar, pasi të dyja shtetet përfaqësohen me një komb, por shkaku që Spanja vazhdon të mos e njoh Kosovën. Vetëm pak muaj më parë, në ndeshjen Spanjë-Kosovë, regjia spanjolle e shkruajti emrin e Kosovës me gërma të vogla. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *