Myrto Uzuni ka zbritur sot për herë të parë në stërvitje me Granadën. Sulmuesi shqiptar ka kryer seancën stërvitore me grupin për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Realit të Madridit. Klubi spanjoll ka shpërndarë në faqen e vetë zyrtare në “Twitter“ çaste dita e parë e 26-vjeçarit në skuadrën e re.
Në të shihen edhe golat që ka realizuar Uzuni gjatë lojës së zhvilluar mes lojtarëve të Granadës. Saktësia para porte nuk i ka munguar në stërvitje, tashmë i mbetet ta praktikojë edhe në ndeshjet zyrtare që e presin në La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Myrto Uzuni: el primer día como rojiblanco. #UzuniNazarí #BienvenidoUzuni pic.twitter.com/Tmacg7HnYs
— Granada CF ???? (@GranadaCF) February 1, 2022