Hysaj mund të jetë karta e Sarrit, trajneri italian provon mbrojtësin shkodran në një rol të ri

Merkatoja është mbyllur dhe tani sytë janë kthyer nga kampionati. Lacion e pret përpara ndeshje me Fiorentinën dhe Sarri po përgatit skuadrën për fundjavë. Në seancën e sotme stërvitore trajneri italian ka provuar Elseid Hysajn në një rol të ri.

Shkodrani mund të jetë karta fituese e Sarrit, i cili e ka vendosur lojtarin e Kombëtares kuqezi në qendër të mbrojtjes. Përkrahë tij ishte braziliani Luis Felipe dhe ndoshta kjo dyshe do të hidhet në fushë kundër Fiorentinës për të ruajtur qendrën e prapavijës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *