VIDEO/ “Na falni për pritjen, sidomos ti Vedat”! Muriqi u troket te dera, Majorka prezanton “piratin” në mënyrë spektakolare

Tashmë nuk ka më dyshime. Vedat Muriqi është transferimi më i ri i Majorkës. Zyrtarizimi ishte e vetmja gjë që pritej, teksa sulmuesi shqiptar kishte kaluar edhe pjesën e testeve mjekësore ditën e djeshme. Klubi spanjoll kërkon ndjesë për pritjen, ndërsa me anë të një videoje prezanton në mënyrë spektakolare afrimin e “piratit”.

Në videon e shpërndarë në faqen zyrtare të Majorkës, inskenohet transferimi i Muriqit nëpërmjet lojës elektronike të futbollit, por në fund ky transferim bëhet realitet, me sulmuesin e Kosovës që troket në derë për t’u bërë pjesë e klubit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *