Anglia po nis të “pushtohet” nga lojtarët shqiptarë. Një tjetër emër për t’u mbajtur shënim edhe Roy Syla. Ky futbollist është pjesë e ekipit të dytë të Brentford, por nuk janë të pakëtat raste kur është stërvitur me ekipin e parë. Brentford është pjesë e “Premier League” dhe pritet që në ditët e ardhshme, të ketë një ftesë nga ana e trajnerit të skuadrës A, Thomas Frank. Në një intervistë për “Insporti”, Syla që është pjesë e moshave të Shqipërisë ka treguar edhe modelin e tij te Kombëtarja. “Jam mesfushor qendre, mund të luaj nr 6 si organizator ose nr 8. Nga mesfushorët e Shqipërisë nga çfarë kam parë me pëlqen Bare, është shumë aktiv dhe i saktë me topin.
Brentford B është shumë i lidhur me ekipin e parë të Brentford. Vazhdimisht lojtarët të dy ekipeve shkëmbejmë eksperienca me njëri-tjetrin në stërvitje dhe ndeshje. Që kur kam firmosur jam stërvitur disa herë me ekipin e parë, gjithashtu bëjmë ndeshje kontrolli kundër njëri-tjetrit. Armando Broja? Ai është duke shkëlqyer me Southampton duke shënuar gola me vlerë për ekipin dhe karrierën e vet. Ndonëse prindërit tanë kanë miqësi ne nuk kemi pas mundësi të takohemi akoma”, u shpreh Syla. /Sport Ekspres/