Portieri i Kosovës, Aro Muriç është duke kaluar momentin më të mirë në karrierën e tij futbollistike. 23 vjeçari, i cili luan tek Adana Demirspor, është në mesin e tre portierëve më të mirë në Europë për sa i përket numrit të pritjeve, në numër të njëjtë ndeshjesh. Muriç ka lënë pas dhe portierë të klasit botëror si De Gea dhe Mendy.
Arijanet Muric ka pritur 79.76 për qind të goditjeve në drejtim të portës, duke zërë vendin e 3-të në renditje. Ndërkohë që më mirë se 23 vjeçari kanë bërë Ugurcan Cakir dhe Ibrahim Sehic, të cilët kanë pritur përkatësisht 82.29% dhe 82.42 të gjuajtjeve në drejtimntë portës së tyre. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/