Janë shtuar zërat e Superiores në mbështetje të presidentit të FSHF, Armand Dukës. Fillimisht ishte Teuta dhe më pas Kastrioti që pasi dënuan aktin e vendosjes së tritolit, dënuan edhe futjen e politikës në futboll.
Të njëjtën linjë e ka ndjekur edhe Skënderbeu, duke u shprehur qartë se politika duhet larg futbollit. Ndërkohë Kukësi ka reaguar veçanërisht për vendosjen e tritolit në shtëpinë e Dukës. /Sport Ekspres/