Djali i Ranhem Sterling nuk e fsheh idhullin e tij, shënon si babai dhe feston si Cristiano Ronaldo

Djali i Ranheem Sterling është vetëm 4 vjeç, por e ka pasion futbollin njësoj si i ati. Sterling ka postuar në Instagram një foto të të birit, Thiago i cili shënon në të njëjtën formë si vetë ai, por me një ndryshim. Festimin e golit nuk e zgjedh si babai, por si legjenda Cristiano Ronaldo me të famshmen “Siuu”.

Ranheem nuk ka nguruar ta postojë këtë video, ku duket se Thiago Sterling është fans i Cristiano Ronaldos. Festimi i golit me mënyrën “Siuu” është bërë një trend nga ana e Cristiano Ronaldos, pasi dhe shumë lojtarë të tjerë e kanë “vjedhur” këtë metodë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *