Rasti i Djokovic mbërrin në futboll, kaos për ndeshjen e Champions League dhe e pësojnë keq Real Madrid me Chelsea

Rasti i Djokovic që mori vëmendje të madhe në mediat botërore nuk do të jetë i vetmi. Tenisti i pa vaksinuar do të përjashtohej nga turneu në Australi, ndërsa të njëjtën linjë po e ndjek edhe Franca. Ky shtet ka vendosur që asnjë sportist nuk do të lejohet në stadium nëse nuk ka kryer vaksinën. Hapi i parë u hodh me përjashtimin që i është bërë Rance nga turneu “Roland Garros”.

Tashmë po afrojnë ndeshjet e Champions League dhe Reali i Madridit do të përballet me PSG, ndërsa Chelsea do të ndeshet me Lille. Në mesin e Chelsea dhe Real Madrid ka disa lojtarë që janë të pa vaksinuar, duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen e tyre në kompeticionin më të njohur në Europë. Për më tepër, edhe vetë trajneri i Chelsea, Tuchel, nuk donte që ta zbulonte nëse e kishte kryer vaksinën duke u shprehur se është zgjedhje personale. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *