Partizani ndan rrugët me një tjetër mbrojtës, Kukësi “fërkon duart” dhe është gati të sigurojë firmën

Partizani ka zyrtarizuar sot largimin e radhës. Pas Emiliano Mustës tashmë është edhe Filip Gligorov që ndan rrugët me të kuqtë. Mbrojtësi maqedonas është aktivizuar vetëm në 7 ndeshje nën drejtimin e Ilir Dajës.

“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Filip Gligorov. Klubi dhe mbrojtësi 28 vjeçar kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. FK Partizani falënderon Filip Gligorov për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”, njofton klubi i Partizanit.

Megjithatë e ardhmja e Gligorvit pritet të jetë përsëri në “Abissnet Superiore”. Sipas “SuperSport” Kukës ka nisur të “fërkojë duart” dhe po përpiqet të sigurojë firmën me mbrojtësin e krahut të djathtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *