Roma u përball mbrëmjen e sotme me Kaljarin në javën e 22-të të Serisë A. Murinjo i besoi përsëri një vend nga minuta e parë Marash Kumbullës. Një vendim për të cilin nuk u zhgënjye në fund të ndeshjes.
Takimi përfundoi me rezultatin 1-0 ër verdhekuqtë, ndërsa mbrojtësi shqiptar ishte i pakalueshëm në prapavijë për kundërshtarët. Kumbulla ishte ndër më të mirët në fushë për Romën dhe me paraqitjen e bërë i jep sinjale klubit dhe trajnerit se ende mund të japë për këtë skuadër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/