Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sky Sports UK”, ku tregon pastër egon e tij të madhe që e karakterizon. Pavarësisht se në moshën 36-vjeçare, ylli portugez deklaron se ka ardhur në Manchester vetëm për të fituar dhe nuk do i pëlqente as një vend në tre më të mirët e kampionatit.
“Vit i ri, jetë e re dhe shpresoj që Manchester United të arrijë nivelin që tifozët kanë pritur. Ata e meritojnë atë. Objektivat? Nuk dua të jem në tre të parët në Premier League dhe nuk dua të përfundoj në vendin e gjashtë, të shtatë apo të pestë. Unë jam këtu për të provuar të fitoj. Ne mund t’i ndryshojmë gjërat, unë e di rrugën”, është shprehur Cristiano Ronaldo./Sport Ekspres/