Tre herë kampioni i botës së bilardos, Mark Ëilliams regjistroi një fitore spektakolare ndaj Yan Bingtao. Pas një disavantazhi 3-1 në 5 lojërat e para, uellsiani fitoi 5 nga 6 ndeshjet e fundit, duke treguar superioritetin në këtë sfidë. Por nuk mjaftoi me kaq, pasi Mark Ëilliams vendosi të ulë fare nivelin e konkurencës në këtë përballje.
Në goditjen e fundit në lojën e 8-tës, Ëilliams e mori gurin e fundit duke e përplasur në cepat e bilardos, por e veçanta ishte se përdori vetëm një dorë. E gjithë salla shpërtheu në brohoritje dhe duartrokitje. “Kujt i duhen dy duar?”- ishte titulli kryesor i gazetave dedikuar për Botërorin e sportit të Bilardos. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Who needs two hands? #CazooMasters pic.twitter.com/nyaSHrgbkm
— World Snooker Tour (@WeAreWST) January 9, 2022