Cobham, është njohur ndryshe edhe si “laboratori sekret” në Londrën Perëndimore që nxjerr futbollistë të nivelit elitar dhe që duken jo normal. Një prodhim i tyre po bën shqiptarët që t’i gëzohen së ardhmes. Bëhet fjalë pikërisht për Armando Brojën, që ka dalë nga moshat e Chelsea duke shkëlqyer tek të rinjtë, për të mbajtur lartësinë e tij edhe në Premier League me Southampton.
Sulmuesi shqiptar është golashënuesi më i mirë te Southampton për këtë sezon, megjithëse është e vështirë që të gjesh një ndeshje të Brojës për 90 minuta të plota. Kjo tregon më së miri efikasitetin e tij. Nga krahu tjetër, Gallagher është një tjetër prodhim i Cobham dhe që është golashënuesi më i mirë i Crystal Palace. Së bashku me golashënuesin më të mirë të Chelsea në Premier League, Mount, të tre lojtarët po tregojnë se asnjëherë nuk duhet dyshuar te laboratori që ndodhet diku në Londrën Perëndimore. /Sport Ekspres/