Andriy Shevchenko fitoi gjithçka me Milanin si në tituj skuadre ashtu dhe në aspektin individual. Pas shumë vitesh, tashmë ukrainasi është duke vazhduar karrierën e tij si trajner i Genoas, por që për ironi të fatit, ajo lidhet shumë me skuadrën e Milanit.
Andriy Shevchenko rrezikon shkarkimin tek Genoa dhe gjithçka do të varet nga ndeshja në Kupë me Milanin. Legjendës kuqezi do t’i duhet të mposhtë ish skuadrën e tij, që të ketë një mundësi për të vazhduar të drejtojë pankinën e Genoas deri në fund të sezonit. Në javën e 21-të të kampionatit, skuadra ë Shevas ka vetëm 13 pikë dhe rrezikon ndjeshëm rënien nga kategoria. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/