Jo më kot Shqipëria luf.toi me Zvicrën për ta marrë, Nedim Bajrami është krahas Mbape dhe Bellingham

Megjithëse te Kombëtarja nuk ka dhënë ende atë që të gjithë tifozët presin, Nedim Bajrami bën diferencën në klub. Jo më kot FSHF luf.toi me Zvicrën dhe e dërgoi çështjen deri në gjyq në mënyrë që mesfushori të kishte të drejtën për të luajtur për kuqezinjtë.

Në bazë të një statistike që i referohet vetëm sezonit 2021-2022 dhe lojtarëve nën moshën U-24, për kampionatet kryesore të Europës, Nedim Bajrami është krahas lojtarëve si Mbape, Vinicius Junior dhe Bellingham. Bëhet fjalë për pasimet kyçe, driblimet, goditjet në portë, faullat e fituara dhe njëkohësisht për mbështetjen që i jep skuadrës në pjesës sulmuese. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *