Tomas Strakosha ishte protagonist në ndeshjen e shkuar kundër Empolit, ku u vu në qendër të kritikave për penalltinë e panevojshme të shkaktuar në zonë. Por portieri shqiptar kalon shpejt nga kritikat te vlerësimet.
Gardiani i Lacios ka spikatur në përballjen kundër Interit, ku ishte i pafajshëm në humbjen e ekipit. Strakosha ka treguar një tjetër fytyrë kundër zikaltërve, teksa ishte protagonist me disa pritje mjaft të mira. 26-vjeçari i ka mohuar kampionëve në fuqi tre gola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/