Lacio rrezikon të mbetet pa portier në verë, Igli Tare bën gati listën me alternativa

Lacio gjendet në një moment të vështirë sa i përket portës. Strakosha dhe Reina mbyllin kontratat e tyre në qershor, duke rrezikuar kështu të lënë katërkëndëshin e bardhekaltërve pa portier. Në rastin e spanjollit kontrata do të rinovohet automatikisht nëse ekipi kualifikohet në Europë. Megjithata mosha 40-vjeçare nuk garanton për të ardhmen. Ndërkohë Strakosha ka vendosur të mos rinovojë dhe ka zgjedhur largimin nga klubi.

Në këto kushte Igli Tare ka bërë gati listën me alternativat e mundshme për portën. Drejtori sportiv shqiptar ka piketuar 25-vjeçarin e Empolit, Vikario, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë kundër Lacios. Gjithashtu pista të tjera janë edhe Konsili i Sasuolos si dhe Kepa Arrizabalaga i Çelësit. Këtë të fundit Sarri e njeh mjaft mirë, por arritja e marrëveshjes duket mjaft e vështirë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *