Sezoni i ri ka nisur me gol për mesfushorin e Shqipërisë, Klaus Gjasula. Ky i fundit e ka nisur si titullar takimin mes Darmstad dhe Regensburg, miqësore që vlen para vazhdimit të sezonit. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 3-1, ndërsa lojtari shqiptar shënoi golin e dytë për ekipin e tij.
Një lojë fëmijësh për Gjasulën që u gjend me portën e boshatisur dhe ku kërkohej vetëm që të shtyhej topin në rrjetë. Megjithatë ky është sinjal i mirë për lojtarin kuqezi që ta nisi vitin me këmbë të mbarë. /Sport Ekspres/