Porta e Lacios nuk garanton siguri afatgjata me Strakoshën që i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe Reinan në një moshë të madhe. Igli Tare ka nisur të mendojë për alternativat që mund të rrinë mes shtyllave të skuadrës bardhekaltër.
Një emër që duket se pëlqehet nga ekipi italian është Alesio Kranjo. Sipas “MundoUdineze“, një hipotezë e mundshme është shkëmbimi i Tomas Strakoshës brenda Serisë A për të marrë shërbimet e Kranjos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/