Te Southampton duket se do të ketë ndryshime të mëdha në këtë periudhë. Këtu nuk po flasim vetëm për lëvizjet e lojtarëve në merkato, por edhe në hierarki. Gao Jisheng, presidenti i skuadrës mund të largohet dhe të pranojë ofertën e biznesemenit me origjinë nga Serbia, Dragan Solak.
Ky i fundit ka ofruar rreth 100 milionë paund dhe sipas raportimeve të mediave është shumë pranë arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të saj. Një lëvizje që mund të ndikonte edhe në vazhdimësinë e Armando Brojës.
Sigurisht, jo duke e parë në këndvështrimin politik, por për të dërguar një ofertë tunduese te Chelsea për blerjen e kartonit pasi kjo është dëshira e të gjithë tifozëve të Southampton. Një lëvizje e tillë do të bënte që Dragan Solak të fitonte menjëherë zemrën e tyre. /Sprot Ekspres/