Federata Italiane e futbollit ka vendosur që Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit të luhet në datën 12 janar në San Siro, siç ishte parashikuar dhe më herët. Këshilli italian i futbollit vendosi që të mos pranojë kërkesën e të dyja skuadrave për shtyrje të kësaj sfidë.
Si Interi dhe Juventusi kërkuan shtyrje në kohë të Superkupës për shkak të infektimeve të shumta në radhët e tyre. Ky vendim u refuzua kategorikisht nga të 6 anëtarët e jurisë, të cilët besojnë se riorganizimi i ndeshjeve të anulluara do ta bënte situatën mjaft të vështirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/