Lukaku ka njoftuar se do të bëjë gjithçka për t’u larguar nga Chelsea dhe për t’u bashkuar sërish me Interin, pasi dashuron Italinë dhe zikaltërit.
Tifozët kanë shpërthyer në Twitter duke u hakmarrë me Lukakun dhe duke treguar se nuk do ia ndiejnë mungesën pasi kanë Armando Brojën në super formë. Komentet kanë qenë të shumta në Twitter duke vlerësuar së tepërmi sulmuesin shqiptar. /Sport Ekspres/