Shqipëria ka siguruar një miqësore luksi ndaj Spanjës e cila do të zhvillohet në 26 mars. Kjo përballje do të zhvillohet në Spanjë, ndërsa stadiumi do të përcaktohet disa ditë më vonë në përputhje me protokollet e sigurisë në këtë kohë COVID. Gjithashtu spanjollët kanë zgjedhur edhe Islandën për të mbyllur miqësoret e marsit.
Nga ana tjetër Shqipëria do të shoh përmirësimin e saj në nivelin e lojës. Ajo që nuk harrohet është deklarata e zbuluar nga Andi Lila për ndeshjen në Shkodër mes Shqipërisë dhe Spanjës, atje ku Sergio Ramos i është shprehur Agollit: “Nëse kaloni mesfushën me top është gol për ju”. /Sport Ekspres/