Lionel Messi nuk shquhet për një person që pëlqen të festojë si i çmendur. Megjithatë, duket se për festat e fundvitit, 7 herë fituesi i Topit të Artë duket se e ka lëshuar pak veten. Lionel Messi udhëroi me një avion privat në Argjentinë, për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Në Rosario të Argjentinës, Messi organizoi një festë të madhe me miqtë e tij më të afërt. Ashtu si nuk e kemi parë ndonjëherë më pak, ai ka kënduar këngwn e famshme argjentinase, “Aeea yo soy sabalero”, në gjuhën spanjolle. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/