Emir Sahiti ka vendosur përfundimisht se çfarë ngjyrash zgjedh të përfaqësojë në arenën ndërkombëtare. Pavarësisht se në të shkuarën numëron 10 paraqitje me Shpresat kuqezi, sulmuesi ka ndërruar përfaqësuese, duke i thënë kështu “po” Kosovës.
Një fakt i tillë është bërë e ditur nga vetë Federata e Futbollit të Kosovës, tregon se Sahiti ka hedhur firmën dhe në ditët në vijim do të pajiset me gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të qenë përfundimisht pjesë e dardanëve.
Sulmuesi anësor aktivizohet në Kroaci, ku mban veshur fanellën e Hajdukut të Splitit. Pas një sezoni mjaft pozitiv sezonin e shkuar i huazuar te Sibeniku, Hajduku i Splitit vendosi ta bënte pjesë të ekipit të parë, ku ka shënuar deri më tani 3 gola e ka dhuruar 2 asiste./Sport Ekspres/