Tre pikë më shumë por një vend më poshtë në renditje, Egnatia humb më shumë pa Maganin

Sezoni i ri nisi me pritshmëri të mëdha për Egnatian. Rrogozhinasit u kthyen në një klub model me investimet e nisura që nga viti i shkuar e duke mos u ndërprerë as në këtë edicion të ri. Mosndryshimi i trajnerit që i ngriti nga Kategoria e Parë në Superiore ishte një detaj që jepte shpresë për një projekt afatgjatë për Egnatian, por u venit shpejt që në javët e para në elitë.

Loja e mirë e zhvilluar dhe eliminimi i Kukësit nga Kupa e Shqipërisë e bënë skuadrën rrogozhinase të mos nënvlerësohej aspak edhe nga të mëdhatë e kampionatit. Por në mënyrë të befasishme, klubi vendos të ndërpresë bashkëpunimin me Gugash Maganin, duke i rezistuar kështu vetëm 10 javë “traditës” së shkumë skuadrave të Superiores për të shkarkuar trajnerët në fillim të kampionatit.

Justifikimi ishte mungesa e rezultateve, por 5 javët që do të pasonin treguan se ishte Egnatia ajo që humbi më shumë pa Maganin. Në katër sfidat e para pa Maganin në krye të pankinës rrogozinasit morën 4 humbje, aq sa ish-trajneri i tyre nuk i kishte pësuar në 10 javë kampionat. E si për të mos mjaftuar kjo, njëra prej disfatave ka ardhur me një kundërshtar direkt në lu.ftën për mbijetesë, Kastriotin. Shifrat nuk flasin në favor të klubit të sapongjitur në Superiore, e cila që nga momenti kur ndau rrugët me Maganin e sheh veten 3 pikë më shumë, por një pozicion më poshtë në renditje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *