Armando Broja kaloi Briken Caljan për sportistin e vitit në “Ora Sport”, Alliu tregon arsyen: Në çdo shtet tjetër do ishte ndryshe, 3 minuta del në lajme

Armando Broja është shpallur sportisti i vitit në sondazhin e krijuar në “Ora Sport” për mbylljen e vitit 2021. Sulmuesi i Southampton la pas edhe Briken Caljan që doli kampioni i botës në peshëngritje. Për këtë arsye, Ilir Alliu ka dhënë shpjegimin e tij:

“Brikeni është kampion bote, duhej të ishte më lartë. Megjithatë ky rezultat e ka një shpjegim. Calja është ftuar vetëm nga kjo studio dhe më pas ka dalë në media vetëm nga tre minuta, nuk ka pasur shumë hapësirë. Në çdo vend tjetër do të ishte ndryshe, është kampion bote. Në Serbi më shumë njohin Djokovic se futbollistët”, tha Alliu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online