Arsenali është ringjallur dhe në këtë sezon të ri duket se Mikel Arteta po merr përgjigjen që priste nga lojtarët. Një tjetër fitore ka ardhur në ditën e djeshme, me topçinjtë që shkatërruan me shifrat 5-0 Norëich.
Por shumë kritika të ashpra ka marrë Granit Xhaka, kryesisht nga vetë tifozët e Arsenalit. Kur rezultati ishte 5-0, mesfushori e teproi me një lëvizje që kërkonte t’i jepte më shumë spektakël situatës, në një moment kur rivali kishte ngritur flamurin e bardhë dhe priste vetëm fundin e ndeshjes.
Po e njëjta situatë që në fakt e bëri edhe Edon Zhegrova në ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë, në atë vëllazërore që kurrsesi nuk kërkonte situata të atij lloji. Nëse edhe vetë tifozët e Arsenalit nuk pranojnë veprime të tilla, çfarë mund të thuhej për Zhegrovën… /Sport Ekspres/