“Tirana është blu”! Kështu ka reaguar Grent Halili pas derbit të fundit që Tirana ka fituar ndaj Partizanit në shifrat 1-2. Tashmë me post drejtuesi në skuadër, Grenti i gëzohet suksesit të radhës ndaj “rivalit të përjetshëm”.
Në foton e publikuar shihet i gjithë klubi i Tiranës që fotografohet së bashku me tifozët që kanë brohoritur për ekipin. Gjithashtu pas shpinës së lojtarëve të bardhebluve nuk mungonin edhe pankartat kundër Partizanit. /Sport Ekspres/