Menjëherë pas mbylljes së derbit të djeshëm mes Partizanit dhe Tiranës, tifozët e kuq kanë shfryrë mllëfin e tyre në faqen zyrtare të klubit. Sigurisht që fjalët e përmendura nuk mund të ishin më të mirat, teksa gjenden me pak pikë në renditje dhe njëkohësisht kanë humbur derbin e kryeqytetit.
Por në shumicën e komenteve që ka mbërritur në faqen e klubit gjithçka i faturohet trajneri Ilir Daja dhe më pak lojtarëve, teksa përgëzojnë rivalin për fitoren. Pra një tregues vërtet interesant ky për të parë se sportdashësit e mendojnë trajnerin si fajtorin kryesor të kësaj situate ku ndodhet Partizanit dhe janë të bindur se grupi aktual i futbollistëve mund të marrë shumë më tepër sesa kaq. /Sport Ekspres/