Studio shpërthen në të qeshura, Mazrekaj e quan shpikje lëvizjen e Ilir Dajës: Hiq një mbrojtës fut një tjetër në shtesë! Nuk më ka rastisur, hera e parë që e shoh

Tirana ka arritur që të fitojë me shifrat 1-2 ndaj Partizanit në derbin e Shqipërisë. Festë e madhe ishte te bardheblutë që po kryesojnë kampionatin dhe mbi të gjitha, po shijojnë këtë moment fantastik. Ndërkohë i ftuar në “Rubrika Sportive” që transmetohet në “RTSH’ ishte Mentor Mazrekaj. Ky i fundit ka ironizuar vendimin e Dajës që hoqi Sotën dhe Shehin në minutën e 92, ndërsa nga stoli erdhi Sembene. “Nuk më ka rastisur, hera e parë që e shoh një lëvizje të tillë”, tha Mazrekaj, ndërsa nuk munguan të qeshurat në studio për sinqeritetin e tepruar.

“Partizani luajti mirë nga minuta e parë deri në minutën e 18, ndërsa Tirana luajti nga minuta e 18-80. E kam parë ndeshjen nga shtëpia. Nuk kishte asnjë rrezik në portën e Tiranës nga minuta e 18 te e 80. Tirana është një ekip që të godet edhe në momentin më të mirë të kundërshtarit. Tirana e ka më të vështirë që të fitojë kur sulmon nga minuta e parë, ndërsa kur rivali tenton ta sulmojë, e ka shumë të thjeshtë që të godasi. Partizani? Nuk bëri asgjë për të fituar ndeshjen.

Të heqësh një qendër mbrojtës dhe të futësh një tjetër në minutën e 92, nuk më ka rastisur ndonjëherë që të shoh, hera e parë. Vetëm nëse ka qenë i dëmtuar ndonjë nga ata që doli. Gjithsesi trajneri e di më mirë atë punë. Nuk po ia lë fajin vetëm Sembenes. Partizani luan me 5 mbrapa në skemë dhe kjo do të thotë se trajneri nuk ia ka besimin mbrojtjes. Është ndryshe nga sezoni i kaluar ishte Asani, Cinari dhe shumë të tjerë. Megjithëse respektin për Carën, por nuk mund t’i lihet një djali të ri që të mbajë mbi shpatulla ekipin”, tha Mazrekaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *