Në fundin e takimit mes Partizanit dhe Tiranës nuk ka pasur vetëm festë në kampin bardheblu. Xhixha do t’i jepte fitoren e madhe skuadrës së Tiranës duke ia dalë që të dërgojë topin në rrjetë në minutën e 100.
Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit ka pasur edhe momente tensioni mes tifozëve të Tiranës. Grushtat dhe përleshja nuk ka munguar, ndërsa gjithçka do të shuhej pas pak momentesh për t’i lënë vendin festës. /Sport Ekspres/