Nga sfida për vendin e dytë te derbi i zjarrtë i kryeqytetit, pushimet fillojnë me kartolinën e futbollit tonë

Pasditen e sotme luhen ndeshjet e fundit të Abissnet Superiores për këtë vit kalendarik, i cili mbyllet me kartolinën e futbollit tonë. Në orën 16:45 luhen paralelisht dy sfida interesante. Teuta pret Egnatian, ndërsa në Shkodër luhet një sfidë mjaft e bukur për vendin e dytë. Ajo mes Vllaznisë dhe Kukësit. Dy kundërshtarë direkt për titullin kampion, që menjëherë pas takimit do të mbajnë sytë nga kryeqyteti, atje ku zhvillohet derbi i madh futbollit shqiptar.

Partizani pret Tiranën në “Air Albania“ në orën 19:45 dhe fund më të bukur të vitit kalendarik për Superioren nuk mund të kishte. Historia na ka mësuar se kthesat më të mëdha vijnë pikërisht pas kësaj sfide, ku fituesi merr një tjetër moral dhe besim. Pikërisht ajo çfarë i nevojitet të kuqve të Dajës, që fitoren kanë të vetmen alternativë. Tirana nga ana tjetër kërkon të arratiset sa më shpejt në krye të tabelës, pasi një humbje do të hapte edhe më shumë garën për titull./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *