“Derbi është çelësi i suksesit, Partizani luan për gjithçka“, Daiu: Kaçe ka vërtetë emrin, por…

Përparim Daiu ka komentuar derbin e madh të kryeqytetit që do të luhet mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin “Air Albania“. Në një intervistë me gazetarin Drilon Xhepollari në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News”, trajneri shqiptar është shprehur se të kuqve u duhet vetëm fitorja dhe se derbi gjithnjë ka qenë çelësi i suksesit për të dyja ekipet.

“Derbi gjithmonë ka qenë çelësi i suksesit, sepse edhe Tirana po të kemi parasysh përpara derbit nuk është se kishte rezultate. Kishte barazuar me Egnatian, kishte barazuar me Kastriotin. Ishte fitorja në derbi që i dha besim. Nuk mohohet edhe cilësia që ka brenda. Nga ana tjetër Partizani vuan ngërçin, vuan rezultatet. Por edhe për Partizanin kjo është një ndeshje që duhet fituar. Sepse në momentin që Partizani do të fitojë këtë derbi do të shohim një Partizan tjetër. Jo gjithçka luhet me emra. Kaçe vërtetë e ka emrin si ish-futbollist i ekipit kombëtar, por është përshtatja, gjendja fizike. Mosha bën të vetën, por këtu themi që duhet të gjejë ai veten në skemat e trajnerit dhe në mentalitetin e klubit.

Por nuk është vetëm Kaçe. Janë edhe disa elementë të tjerë. Është bërë merkato dhe në dukje ka qenë e mirë, por në pritshmëri është kjo që është sepse i mungojnë rezultatet. Mendoj që e ka kualitetin brenda. Do të jetë një deri interesant. Partizani do të luajë për gjithçka. Për Tiranën edhe barazimi nuk është humbje, ndërsa për Partizanin të dy rezultatet e tjera përveç fitores janë humbje“, ka deklaruar Përparim Daiu./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *