“Nxirreni nga fusha, nuk ka mundësi”! Tifozët e Koniaspor e kapin keq me Sokol Cikalleshin, lëshon pe dhe rrezikon shumë

Sokol Cikalleshi ka luajtur për 90 minuta në ndeshjen e sotme që Konyaspor e fitoi me shifrat 1-3 ndaj Hatalyaspor. Sulmuesi shqiptar dha edhe një asist, megjithëse kjo do t’i shërbejë më tepër letrës dhe statistikave, pasi realizimi dhe merita i përket e gjitha Mbokut për super golin e shënuar.

Një tjetër 90 minutësh që Cikalleshi e ka luajtur duke treguar formë të dobët. Në ndeshjet e fundit sulmuesi e ka harruar rrjetën, por në këtë muaj të dhjetorit është parë tërësisht jashtë forme. Nëse më parë Cikalleshi dallohej për luftën fizike dhe dëshirën e treguar në fushë, tashmë po shfaqet i pafuqishëm dhe tërësisht ndryshe nga lojtari që jemi mësuar.

Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të shumë tifozëve të Koniaspor që kanë reaguar keq në rrjetet sociale, “Twitter”, me komente nga më të ndryshme.

“Nxirreni nga fusha, vetëm futbollist që nuk është”.

“Duhet të jetë i infektuar Cikalleshi, nuk ka mundësi”.

“Nëse Cikalleshi është futbollist, unë jam pilot i Formula 1”

“Ka disa javë që po luan shumë keq”

“Kur unë të shkojë 19 vjec, Cikalleshi do të jetë duke më prerë flokët”

“Po e tradhton skuadrën, ka javë që po luan dobët”

Deri tani te Koniaspori nuk kishin mundësi zgjedhje në sulm dhe i besuan nisjes fantastike të sezonit që bëri Cikalleshi, ku po realizonte thuajse në çdo javë. Por kjo lodhje dhe mungesë dëshire e treguar në këto kohë, duke marrë pushimet para kohe dhe me merkaton e janarit që është afër, mund të ndryshojë jo pak situatën për vazhdimësinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *