Një skandal i madh ka tronditur Shqipërinë së fundmi teksa kanë rrjedhur informacionet dhe kanë dalë në publik të dhënat private të shqiptarëve dhe rrogat e tyre, që punojnë në publik dhe privat. Prokuroria e Tiranës ka nisur menjëherë hetime për Drejtorinë e Tatimeve nga ku dyshohet se ka rrjedhur informacioni.
Në këtë listë kemi mësuar se gjenden edhe rrogat e shumë pjesëtarëve të futbollit si Gjelbrim Taipi, Emiljano Musta, Dritan Mehmeti, Besir Demiri, Klinti Qato, lojtarëve të Tomorit, Pogradecit, gazetarëve sportivë dhe shumë të tjerëve. Në këtë listë është zbuluar rroga bruto e deklaruar e 637 mijë shqiptarëve, të cilat për arsye etike nuk zgjedhim që t’i bëjmë publike. /Sport Ekspres/