Skënderbeu do të përballet ndaj Dinamos në ditën e nesërme. Memelli ka kërkuar tre pikët si dhuratë nga lojtarët e tij në mënyrë që të festohen qetë pushimet.
“Do të shkojmë për tri pikë në këtë ndeshje. Dinamo ka përbërje cilësore, por kam bindjen që lojtarët që do të hedhim në fushë do të bëjnë më të mirën. Mund të kishim më shumë pikë nga performancat që kemi dhuruar. Skuadra ka nxjerrë mësime nga ndeshjet e para.
Kemi dhe ndeshjen me Dinamon për të tentuar të marrim më të mirën. Sistemi do të jetë i njëjtë dhe kemi bindjen që do të hedhim një hap të sigurt në këtë ndeshje të fundit. Duam të shkojmë të qetë në pushime. Do të kemi 25 ditë kohë për një minifazë përgatitore.”